Michel për vizat: Shtetet anëtare, veç e veç e kanë fjalën

Michel VjosaPresidenti i  Këshillit  Evropian, Charles Michel, nga ana e tij, në konferencën e përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se një takim i tillë po mbahet në këtë kohë urgjence.

“Derisa flasim, Rusia po vazhdon të sulmojë Ukrainën. BE sapo ka miratuar edhe një paku të pestë të sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Michel.

Pasi falënderoi Kosovën për pozicionin e qartë kundrejt kësaj lufte, ai tha se është e qartë si ndikimi i saj ka prekur edhe këtë rajon si në rritjen e çmimeve të ushqimit apo energjisë.

“Megjithatë, ne patëm mundësi të diskutojmë marrëdhëniet mes Këshillit Evropian dhe Kosovës. Mirëpresim fokusin tuaj për zbatim të reformave dhe çështjet kyçe si sundimi i ligjit”.

Ai foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave duke shtuar se ka dëgjuar argumentet e shtruara nga pala kosovare se ky proces duhet të marrë fund, me heqjen e tyre.

“E dini që shtete anëtare të BE-së,  një nga një duhet të vendosin për këtë çështje”, tha ai.

Michel foli edhe për procesin e dialogut me Serbinë duke kërkuar që të gjitha marrëveshjet paraprake të zbatohen.

Ai inkurajoi Prishtinën zyrtare që të të marrë pjesë në forumet rajonale dhe  të zbatojë agjendat për treg të përbashkët.

“Javën e ardhshme do t’i takoj të 27 liderët e BE-së dhe do të kemi mundësinë të flasim për vendimet tona politike”.

 

Osmani në prani të Michel: Mos heqja e vizave është diskriminim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Më pas, ata mbajtën edhe një konferencë për media.

Pasi i uroi mirëseardhje presidentit Michel në Republikën e Kosovës, në vendin siç tha ajo më pro evropian, falënderoi për ndihmën që BE-ja ka dhënë në shumë fusha.

“Por, më  lejoni të them se ka ardhur koha që marrëdhëniet mes Kosovës e Këshillit Evropian, t’i ngrinim në nivel më të lartë”, tha Osmani.

Pasi rikujtoi se edhe rajoni po përballet me dinamika të reja në politikë e siguri, pas agresionit rus mbi Ukrainën, presidentja Osmani vuri në pah angazhimin e Kosovës në linjë me BE-në, përballë qëndrimit ndaj kësaj lufte.

“Por kemi nevojë urgjente që BE-ja ta bëjë të qartë perspektivën evropiane të rajonit dhe Kosovës”, tha presidentja Osmani. “Së pari  është liberalizimi i vizave”

Presidentja e shtetit deklaroi se deri më tani ky ka qenë diskriminim i qartë dhe i thellë ndaj popullit të Kosovës, prandaj falënderoi shtetet anëtare të BE-së që e kanë mbështetur këtë proces por edhe institucionet e BE-së si Parlamenti Evropian.

“Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të BE-së, që përvec liberalizimin e vizave,  të trajtojmë  cdo pyetje që ato vende mund të kenë”.

Osmani rikujtoi se Kosova e i ka plotësuar tash e sa vjet kriteret edhe nga  Komisioni Evropian, është rikonfirmuar disa herë një gjë e tillë.

“ Edhe rezoluta e Parlamentit Evropian e dëshmon këtë. Nuk ka asnjë arsye apo nuk ka pasur në këto katër vite të fundit, që ky proces të bllokohet”, u shpreh presidentja e republikës.

Ajo tha se Kosova do të vazhdojë të punojë me vendet anëtare veç e veç që kësaj  padrejtësie,  t’i  vihet fundi.

“Nëse kjo do të ndodhë me 23 qershor, është vullnet individual i shteteve”.

Osmani u shpreh se ka edhe disa shtete nga të cilat Kosova po pret përgjigje.

“Sidoqoftë, plani ynë është që deri në fund të vitit, të aplikojmë si vend kandidat për BE”, tha presidentja e republikës.

Sa për procesin e dialogut, osmani tha se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogu t me Serbinë, proces ky i lehtësuar nga BE-ja.

“Republika e Kosovës vazhdimisht është treguar jo vetëm si palë pjesëmarrëse, por konstruktive në dialog”, tha ajo.

Presidentja deklaroi se për të treguar seriozitet, Kosova çdoherë e në nivele më të larta, ka qenë e ulur përballë Serbisë, pavarësisht se kush e ka përfaqësuar shtetin fqinj.

Osmani tha se Kosova nuk ka qenë bllokuese, por ka qenë e dhe të mbetet palë konstruktive.

“Por, vetëm kur  Serbia të shikojë realitetin e pakthyeshëm se Kosova është  këtu, e të bëjë hapa në njohje, atëherë shumë çështje do të zgjidheshin”.

“Kemi qenë dhe jemi pjesë e BE.

RK është bashkërenduar qartë me BE sa i përket luftës së fundit në Ukrainë Kemi miratuar sanksione ndaj Rusisë, përkrahje për popullin e Ukrainës. Ne besojmë se vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE dhe Kosova janë në rrezik nga Rusia.

 

Presidentja Osmani pret në takim Michel, presidentin e Këshillit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim presidentin e Këshillit  Evropian,  Charles Michel.

Osmani dhe Michel do të takohen në ora 10, ku mediat do të mund të marrin pamje, ndërsa në ora 11:00 do të mbajnë konferencë për media.

Michel erdhi të martën pasdite dhe do të shkojë sot.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për të ofruar siguri dhe mirëmbajtje të rendit.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se si rrjedhojë disa segmente rrugore do të jenë përkohësisht të bllokuara.

 

Charles Michel sot në Kosovë

Sot për vizitë zyrtare në Kosovë, qëndron Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ai do të pritet nga drejtuesit më të lartë të shtetit si presidentja Vjosa Osmani.

Sipas agjendës, takimi pritet të mbahet në  orën 10:00, kurse një orë më vonë, në 11:00, Osmani e Michel do të mbajnë një konferencë për media.

Michel po ashtu sot, do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do ta vizitojë edhe Malin e Zi. Ky është turneu i dytë i vizitave në Ballkanin Perëndimor që Michel ka zhvilluar, pasi në maj ai vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Michel gjatë vizitave në Ballkan do të bisedojë me liderët e shteteve për raportet e tyre me Bashkimin Evropian, për situatën në rajon pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për takimin e përbashkët të liderëve të BE-së dhe Ballkanit, që pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor.

Pritet që kreu i Këshillit Evropian ta shfrytëzojë këtë vizitë edhe për të sqaruan idenë e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”, që ka thënë se do të bashkonte vendet e BE-së dhe shtetet evropiane që nuk janë në bllok, por që ndajnë vlera të përbashkëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>