Nga militantët e LVV, nëpër rrjetet sociale qarkullojnë informata për vjedhje të votave të LVV, gjithashtu dyshohet edhe në ndërhyrje të jashtme në serverat e KQZ-së.
Vetë LVV nuk ka reaguar në lidhje me këtë, dmth deri më tani mbetet si teori konspirative të militantëve, për të arsyetuar rënien e votave të LVV prej gati 10,00%, nga 50.28% në vitin 2021 në 40.83% në vitin 2025.
Duke analizuar votat në KQZ, mund të shihet që 2 deputetët që i afirmoi LVV, tani Koalicioni për Familje i “mori” Vetëvetvendosjes 2.26 % të votave (18.860 vota), flitet gjithashtu që edhe për shkak të neglizhencës së incidentit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për shkak të VLEN-it të VMRO-së në Aeroportin e Shkupit, votuesit nga LDK votuan përsëri për LDK.