Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në Twitter sa i takon samitit të tretë të “minishengenit ballkanik” dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit me mospjesëmarrjen në takim, Kosova po humb respekt, po humb mbështetje, po humb reputacion dhe se ka hyrë në një rrugë qorre!
“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.
Top Channel