Rreth orës 22:00 ka rënë sistemi ku po futen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Përsëri, afërsisht rreth orës 22:00, ka rënë sistemi ku po jepen të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” ,në Prishtinë.
Gjithashtu bëhet e ditur se në një nga tavolinat e numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, është anuluar numërimi i deritanishëm për shkaqe teknike.
Sipas komisionerëve të cilët po numërojnë votat, bëhet e ditur se mund të ketë ndodhur ngase një fletëvotim është numëruar dy herë, ose gabimisht është klikuar dy herë i njëjti kandidat për deputet, që sistemi ka “lajmëruar” parregullsi në këtë çështje.
rtk
LVV paraqet ankesë për pasaktësi në rezultatet preliminare, pretendon se 716 vota u regjistruan gabimisht.
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë për pasaktësi në rezultatet preliminare të zgjedhjeve, duke pretenduar se 716 vota të saj janë regjistruar gabimisht në favor të subjektit politik Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe zyrtari i LVV-së, Getoar Mjeku, ka bërë të ditur se ky gabim është evidentuar në disa vendvotime:
0104/01 ShFMU “Drita” Gramaçel, Deçan
0402/11 ShFMU “Thimi Mitko” Gjilan
0617/02 ShFMU “Ismail Qemali” Saradran, Istog
1917/02 ShML “Ahmet Gashi” Prishtinë
2010/01 ShFMU “Mati Logoreci” Prizren
2805/01 ShFMU “Petar Kocić” Bubë, Zubin Potok
Sipas Mjekut, në këto vendvotime, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar ka marrë përkatësisht 58, 243, 135, 159 dhe 121 vota, ndërsa LVV nuk ka asnjë votë të regjistruar, përveç në vendvotimin e Prizrenit ku figuron me vetëm 5 vota.
LVV ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të shqyrtojë dhe korrigjojë këtë pasaktësi në procesin e numërimit të votave.