Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kontrolli në kalimin kufitar me Maqedoninë është shtuar, derisa konfirmojnë se lëvizja e qytetarëve është dukshëm më e vogël.
Gjendja e sigurisë në zonën kufitare të Kosovës me Maqedoninë gjatë ditës së sotme ishte e qetë.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kontrolli në kalimin kufitar me Maqedoninë është shtuar, derisa konfirmojnë se lëvizja e qytetarëve është dukshëm më e vogël.
Gjatë ditës banorë të komunës së Kumanovës të zhvendosur në Kosovë pas situatës së krijuar në Maqedoni, kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata ishin vendosur tek familjarët e tyre.
Kthimin e tyre në Kumanovë e konfirmon edhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Ndërsa zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, deklaron se janë marrë të gjitha masat që kalimi kufitar të bëhet si zakonisht, derisa shton se tashmë kanë filluar që të kthehen disa nga banorët e Kumanovës të cilët lëshuan vendin e tyre dy ditë më parë. (rtk)