Nga sot hyn në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme.
Edhe pse nga zyrtarët ndërkombëtar është kërkuar që të shtyhet ky vendim, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili në një intervistë për ‘Ekonomiks” në RTK ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të vendimit që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.
“BQK nuk është në situatë që mundet të thotë të shtyhet. Në qoftë se deri dje rregullimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, e tash ka rregullim të ri. A po i bien kjo që na me lejuar me vazhduar bartja e mjeteve financiare në kufi të bartet nga një institucion që nuk është i licencuar. Që ato para shkojnë pa asnjë kontroll nga institucionet”, ka thënë ai, duke kërkuar nga serbët mirëkuptim, sepse rregullorja është në të mirën e të gjithëve.
Rregullorja e publikuar më 17 janar, njeh monedhën Euro për kryerjen e transaksioneve në Kosovë, ndonëse komuniteti serb atje që nga paslufta, më 1999, kanë shfrytëzuar dinarin për të gjithçka, nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.
Rregullorja e re mundëson që dinarët të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro.
rtk