Nis takimi Bislimi-Petkoviq, Lajçak shpreson në marrëveshje

Bislimi-PetkoviqPërfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për fillimin e takimit në Bruksel, ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq. Në një postimi në Twitter, Lajçak tha se ky takim është vazhdimësi i atij të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq dhe se shpreson që do të gjejnë një zgjidhje sot.

 

“Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë sot të gjejmë një zgjidhje për depërshkallëzimin e tensioneve në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë duke vazhduar”, ka  shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe ky takim vjen në kuadër të shfrytëzimit të periudhës 48 orëshe që ka dhënë Qeveria e Kosovës në mëngjesin e djeshëm, para se të filloj shqiptimi i gjobave. Takimi zhvillohet dy ditë pas dështimit tё raundit me tё lartё politik që u mbajt të hënën nё Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Sosep Borell. Ky takim përfundoi pa marrëveshje.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell ka fajësuar palën e Kosovës për mosarritjen e marrëveshjes, të hënën.

Nëse nuk arrihet edhe sot ndonjë marrëveshje, pas afatit 48 orësh që kalon nesër, fillon faza e dytë e vendimit të Qeverisë, e cila parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me automjete me targa ilegale.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>