Një ditë para seancës së Kuvendit për votimin e demarkacionit, aktori me prejardhje nga Dukagjini, Çun Lajçi, u ka dërguar një mesazh deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Lajçi i cili ka qenë vazhdimisht pjesë e protestave kundër demarkacionit me Malin e Zi, përmes një poezie kushtuar pikërisht kufirit me Malin e Zi, e tokave që supozohet se kanë mbetur jashtë Kosovës me këtë marrëveshje, i ka “mallkue” ata që po falin tokën e Kosovës.
Kjo është poezia dhe shkrimi i Lajçit.
(VETËM PËR DEPUTETËT)
Se mbaj kot mbi ball qefinin
Mos lasht Zoti pa t’marrua
Ty që lunë gurt e kufinit
Qysh po don me m’largua
Prej Çakorrit e Qafës Diellit.
*
Çelë Shabani m’ka kallxua
Guri ngulun ku asht kanë
Halil Turku me pushkë n’faqe
E ka ruejt, tue kullotë gjanë
**
Ti po don me i kallxu’ plakut
Gur kufini ku asht kanë,
Pak po të duket Plavë Guci
Karadakut që ja ke lanë.
***
Zoti Ty të past marrua
Që ma luen përditë kufinin
Nuk ta la pa m’i k’putë duert
Se mbaj kot mbi ball qefinin.
****
Pra unë sot p’e lidhi shallin
E koburet po i fus në brez
Pip n’kamë me Demë Isufin
N’Qafë t’Çakorrit po ju pres!