Në Korporatën Energjetike të Kosovës thonë se gjendja e cilësisë së ajrit që ka ndikuar në keqësimin e situatës nuk është vetëm faji i termocentraleve të kësaj korporate, por edhe të industritë e tjera.
“Elementi kyç që ndikon është diçka tjetër, ndonjë burim tjetër e jo termocentralet e KEK-ut. Pra KEK, nuk është determinues në këtë rast të gjendjes alarmuese që jemi”, ka thënë Edmond Nulleshi në emisionin “Përballje” bashkëprodhim i RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com.