Opozita nuk do ta kundërshtojë me gaz fjalimin e presidentes

presidentja ne kuvendKuvendi i Kosovës për sot ka paraparë vazhdimin e seancës së kaluar.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të mbajë sot fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Opozita ka paralajmëruar që do ta kundërshtojë fjalimin e presidentes, mirëpo jo me format klasike siç i kemi parë deri më tani në Kuvend.

Të paktën kështu ka deklaruar zyrtari për informim i AAK-së, Muharrem Nitaj.

Nitaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se nuk do të ketë kundërshtim klasik, nuk do të pengohet me forma klasike siç janë penguar seancat e rregullta të Kuvendit.

“Mund të ketë ndonjë kundërshtim me ndonjë pankartë në një farë forme siç janë shprehur pakënaqësitë në seancat solemne ku kanë folur komisionari Johanes Hahn dhe presidenti i Austrisë Heinz Fisher”, ka thënë Nitaj.

Ndërkaq lidhur me lajmin që ka qarkulluar mbrëmë se opozita do të mbajë një protestë të befasishme jashtë Kuvendit pas fjalimit të presidentes, Nitaj ka thënë se nuk ka diçka të kësaj natyre, duke shtuar se opozita do të manifestojë në Malishevë në orën 13:00. (rtk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>