Opozitës ia burgosin edhe pesë deputetë

burgosjaPolicia e Kosovës po përdoret verbërisht si vegël e qeverisë.

Arrestimi i pesë deputetëve të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në dalje të Kuvendit, në mbrëmjen e datës 14 dhjetor 2015, është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit.

Të arrestuar ishin Nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti, Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca, si dhe deputetët Besa Baftiu, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli. Këta deputetë, ashtu si edhe të tjerët, janë arrestuar ndërkohë që janë mbajtës të mandatit dhe të imunitetit të deputetit, të cilin e kanë marrë prej votave të qytetarëve.

Këta deputetë i shtohen deputetëve të arrestuar më parë po atë ditë, të cilët janë Ismajl Kurteshi i Lëvizjes VETËVEVDOSJE!, dhe Pal Lekaj, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Numri total i deputetëve të arrestuar në datën 14 dhjetor 2015 është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13. Përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më, dhe Qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike.

Me arrestimin e deputetëve shtypet vullneti i dhjetëra mijëra votuesve.

Me arrestimin e deputetëve shtypet zëri i opozitës.

Me arrestimin e deputetëve po mbrohem marrëveshjet ilegale dhe jodemokratike për “Zajednicën” dhe për Demarkacionin.

Me arrestimin e deputetëve po imponohet kthimi i Serbisë në Kosovë.

Me arrestimin e deputetëve demokracia e drejtësia po pamundësohen jo vetëm si realitet, por edhe si ëndërr.

Por krimi në pushtet nuk ka për të fituar. Opozita nuk do të ndahet, as nuk do të ndalet. Pushteti shumë shpejt ka për t’u vënë para përgjegjësisë për gjithë represionin ndaj opozitës e ndaj qytetarëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>