Përgjigjja e Shqipërisë për deportimet e aktivistëve të VV: Shtetësi shqiptare për krerët e VV

LVVPara pak muajsh, autoritetet e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ngase kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportua dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme, ndërsa Arbër Zaimit iu caktua një masë më e lehtë duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë për dy muaj.

Periskopi nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje mëson se këtyre masave të autoriteteve kosovare, Shqipëria i është përgjigjur duke i dhënë nënshtetësinë shqiptare krerëve të Vetëvendosjes.

Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë e shteti shqiptar me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albin Kurti, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që t’i ndalonte hyrjen në Kosovë, pa kufizim kohor, artistit Bashkim Rodoni, vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protestat e Vetëvendosjes. Jo shumë kohë më parë, e njëjta masë iu shqiptua edhe Dejona Mihajlit, po ashtu aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri sot nuk kemi pasur ndonjë reagim nga shteti shqiptar për këto veprime të Qeverisë së Kosovës, por ditët e fundit, thotë ky burim, Shqipëria ka bërë një akt simbolik që mund të merret si përgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës. /Periskopi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>