Peter Sorensen diskuton për avancimin e dialogut në Paris dhe Berlin

sorrensenPeter Sorensen, I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se ka kaluar dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin, ku zhvilloi biseda të rëndësishme për mënyrën se si të avancojë procesi i dialogut.

 

Sorensen shprehu mirënjohje për mbështetjen e plotë që mori nga autoritetet e këtyre dy shteteve për pëpjekjet e tij.

“Kalova dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin. Patëm biseda shumë të mira dhe substanciale për mënyrën se si ta çojmë përpara Dialogun. Jam mirënjohës për mbështetjen e plotë të përpjekjeve të mia”, ka shkruar ai në platformën “X”, teksa ka ndarë foto nga takimet me zyrtarin e Francës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, ka thënë se ajo do të shikojë së bashku me të dërguarin e ri të posaçëm, Peter Sorensen, se si ta bëjnë funksional dialogun Kosovë-Serbi. Sipas saj, për të ardhmen e dialogut duhet parë edhe se si do të formohet qeveria e re në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>