Petritschi rreth arrestimit të Gjuriqit dhe takimit sekret Thaçi-Vuçiq në Uashington

PetritschDiplomati austriak Wolfgang Petritsch mendon se edhe pas takimit sekret Thaçi-Vuçiq në Uashington do të duhet kohë para se Beogradi ta pranojë pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

DW: Marko Gjuriqi u arrestua në Kosovë dhe u lirua më pas. Ç’do të thotë kjo?

Petritsch: Kjo është qetësuese, sepse ky ishte një zhvillim dramatik me një potencial të madh përshkallëzimi. Jam i kënaqur që lirimi ndodhi kaq shpejt, sepse përndryshe një hap i rëndësishëm përpara që qe arritur në një takim sekret midis dy presidentëve në Uashington, do të ishte vënë në pikëpyetje. Nuk e di nëse këto janë të shtëna kryq janë nga Prishtina apo ndonjë gjë tjetër. Sepse – sipas një marrëveshjeje xhentëlmenësh – politikanët serbë lejohen të shkojnë nga Beogradi dhe të hyjnë në pjesën veriore. Deri tani asnjë kërkesë nuk është refuzuar. Unë nuk di rrethanat e sakta, se si ndodhi, pse u arrestua nga policia speciale. Sidoqoftë jam i kënaqur që e gjitha mori fund brenda një kohe të shkurtër.

Në Kosovë thuhet se dje (25.03) Presidenti Thaçi nisi një iniciativë që synonte nxitjen e Asociacionit të Komunave Serbe. Kurse sot erdhi lajmi se një grup ministrash serbë donin të hynin në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të brendshëm serb. Kjo u konsiderua si provokative në Kosovë. Cili është vlerësimi juaj?

Petritsch: Këtu vërtet duhet të shohim se me dialogun e brendshëm serb është arritur një kontribut i rëndësishëm i presidentit serb, thjesht për t’i informuar serbët, natyrisht në Serbi vetë, por edhe serbët që jetojnë në shtete të ndryshme si në Bosnje apo Kroaci, dhe se po bëhet një integrim. Në fund të fundit, dialogu i brendshëm do të sigurojë një lloj mbështetjeje për një rrugë shumë të vështirë

Ju përmendët takimin e fshehtë në SHBA. Të premten e kaluar (23.03) u zhvillua një takimin në Bruksel, ku, sipas përshtypjes sonë, nuk toni nuk qe mjaft pajtues …

Petritsch: Fakti i mosshprehjes së euforisë duhet ta parë ndoshta që ky qëndrim lidhet me frontin brendshëm apo është “për konsum shtëpiak”. Por nga sa dëgjoj nga Brukseli, ekziston një marrëveshje themelore midis Beogradit dhe Prishtinës që ato të fillojnë negociatat përsëri. Dhe natyrisht kjo do të thotë së pari dhe më kryesorja se ekziston dëshira për ta bërë Asociacionin e Komunave për komunat me shumicë serbe.

Në këtë drejtim Prishtina nuk ka bërë hapa përpara që nga viti 2013. Mendoj se kjo është më e rëndësishme. Nëse arrihet kjo, atëherë ekziston edhe një barrierë e caktuar psikologjike që duhet tejkaluar. Duhet zvogëluar mosbesimi, dhe kjo mund të bëhet vetëm gradualisht. Ky është problemi. Por në përgjithëthësi, unë mendon se procesi ka hyrë në fazën vendimtare. Në këtë drejtim unë jam i kënaqur që zotin Gjuriq e liruan. Se sigurisht që arrestimi mund të kishte çuar në një problem. Në të njëjtën kohë ky veprim ka treguar edhe nervozizmin mes të dy palëve.

Thuhet se Serbia do të pranonte në këmbim pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Por pas takimit në SHBA nuk u fol më për një gjë të tillë. Përse ndodhi kjo?

Petritsch: Ky është si të thuash qëllimi i Prishtinës. Dhe me siguri do të duhet disa kohë para se Beogradi ta pranojë këtë. Sigurisht që kjo është gjëja më e vështirë, por besoj se gatishmëria për të gjetur  këtu një zgjidhje është shumë e rëndësishme. Pa përmendur nuk duhet lënë as qëndrimi i Rusisë. Se natyrisht asgjë nuk funksionon pa një marrëveshje në Këshillin e Sigurimit.

Çfarë prisni tani, pas incidentit të sotëm, dhe kthimit të zt. Gjuriq në Serbi, cili do të jetë hapi tjetër?

Petritsch: Që tani të kemi një kthim tek puna dhe të gjejmë pastaj një zgjidhje për Asociacionin e Komunave me shumicë të Serbisë. Unë mendoj se tani ky është guri vendimtar që duhet të fiksohet këtu. Pastaj do të flatet për një formë të anëtarësimit në OKB ose diçka të ngjashme për Kosovën. Sepse ka disa modele përveç anëtarësimit të plotë, pra duhet parë nëse mund të ketë faza të ndërmjetme. Por ky zhvillim do të jetë më i vështiri për Beogradin, që të pranojë në një farë mënyre njohjen e Kosovës nga OKB.

Dialogu i brendshëm serb për të cilin po flasim prej javësh e muajsh nuk ka bërë shumë bujë në publik. Të krijohet përshtypja se në opinionin publik serb nuk po ndodh shumë. Apo e shihni ndryshe këtë gjë?

Petritsch: Ju keni  të drejtë. Ata që marrin pjesë në dialog janë natyrisht grupet më të përkushtuara. Unë nuk shoh shumë angazhim nga shoqëria civile këtu. Pra nga organizatat joqeveritare më liberale dhe të hapura. Ato duhet ta kuptojnë se ky është një hap i rëndësishëm. Dialogu i brendshëm është përgatitja e nevojshme. Dhe vërtetë duhet të ketë një përpjekje kombëtare mbi partitë dhe mbi grindjet në shoqërinë civile, që atë së bashku me qeverinë të ndjekin një qëllim. Është shumë e rëndësishme që lojtarët e ndryshëm në Serbi të prezantohen këtu si një njësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>