Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

porezska upravaPolicia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes, ka mbyllur zyrën tatimore në veri, e cila funksiononte si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

 

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori  i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyre tatimore (si degë e  Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi has në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyll deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka konfirmuar Elshani.

Më tutje ai ka thënë se rasti është duke u hetuar si falsifikim i dokumenteve, ndërsa nuk ka persona të arrestuar.

 

Sveçla: Institucioni paralel i Serbisë në veri mblidhte ‘haraq’

 

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se institucioni paralel i Serbisë në Mitrovicën Veriore, ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës.

“Aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat tanë institucional ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij, ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës.

“Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësishtë i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin”, tha ai.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>