Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vendime kolegjiale

presidencaPresidenca e Kosovës ka reaguar pas certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa ka kërkuar që vendimi të jetë kolegjial. Ka qenë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, i cili e ka bërë të ditur qëndrimin e Presidencës.

 

“Procedurat e vendimmarrjes në KQZ janë të përcaktuara qartë me ligj. Sa i përket procesit të certifikimit të partive, neni 63.4 i Ligjit e definon këtë si një vendim kolegjial. Për më tepër, duhen pasur parasysh edhe parimet dhe rregullat e përcaktuara në nenin 14, që lidhen me këtë proces. Respektimi i këtyre procedurave është jetik për të garantuar funksionimin kushtetues dhe të ligjshëm të KQZ-së”, ka thënë Kupina në një deklaratë me shkrim për RTKlive.

Në mbledhjen e 31 dhjetorit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi tha se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikim të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>