Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.
Osmani përmes Facebook ka shkruar se ka rifonfirmuar edhe njëherë qëndrimin se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.
“Këtë qëndrim e rikonfirmova në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, z. Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, z. Manuel Sarrazin”, ka shkruar Presidentja Osmani.
Osmanit shkruan se angazhimi i partnerëve të Kosovës në Ballkanin Perëndimor ‘është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë’.
rtk