Me datën 10 nëntor 1895 në Drenicë lindi Shotë Galica, gruaja e cila u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj Azem Bejtës në luftë kundër pushtuesit serb.
Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva dhe ajo është e njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20 deri kur u tërhoq në Shqipëri. Ajo kundërshtoi me armë dhe luftoi krah për krah me burrat, dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.
Vdiq në qytetin e Fushë-Krujës, më 1 korrik 1927.
Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.
Ka marre medaljen “Hero i Popullit”.