Qeveria serbe – kundër ligjit të Kosovës për Trepçën

vucicQeveria e Serbisë tha se ka vendosur të anulojë të gjitha pasojat ligjore të, siç thanë, veprimeve të institucioneve të Kosovës për Trepçën. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç në një konferencë për gazetarë në Beograd tha se qeveria e tij ishte detyruar të marrë këtë vendim, meqë, sipas tij, Trepça ka rëndësi të madhe për Serbinë.

Nuk e kuptoj pse e kanë bërë këtë shqiptarët dhe me të vërtetë nuk e kuptoj. Të gjitha tjerat do t’i kuptoja por nuk e di çfarë kanë përfituar nga kjo. Çfarë dëshirojnë të bëjnë me këtë? Çfarë dëshirojnë të përfitojnë nga kjo? Ndoshta nuk mendojnë që në kombinatin metalurgjik në veri të hyjnë me forcë, nuk e kuptoj çfarë ideje kanë, që të tregojnë që e gjithë pasuria është e tyre, por nuk është”, tha kryeministri serb, duke nënvizuar se kjo çështje nuk do të ngrihet në nivel të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, siç ishte paralajmëruar nda disa zyrtarë të Serbisë.

Ligji për Trepçën që u miratua javën e kaluar nxiti reagimin e Beogradit dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

Me këtë ligj qeveria e Kosovës ka vënë nën kontroll këtë kompleks dhe e përcakton atë si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit.

Miratimi i tij bëri që përfaqësuesit e Listës Serbe, që janë pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë, t’i ngrijnë pozitat e tyre në qeveri dhe parlament, pasi që sipas tyre, me këtë ligj vendoset edhe fati i popullit serb në Kosovë.

Në Prishtinë autoritetet thanë se pronat e Kosovës i takojnë asaj dhe qytetarëve të saj, ndërsa Beogradi nuk ka çfarë të kërkojë në Trepçë e as në asnjë prej ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës.

Kompleksi Trepça që ndodhet në Mitrovicë është i ndarë sikurse edhe vete qyteti. Minierat ndodhen në pjesën e banuar me shumicë shqiptare, ndërsa shkritoret dhe kapacitetet tjera prodhuese në pjesën e banuar me shumicë serbe. Dikur Trepça ishte gjigant ekonomik i Kosovës dhe një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet e tetëdhjeta, ku punonin mbi 20 mijë punëtorë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>