Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Shkaku Specialja.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ti. Në një konferencë bukur emocionale, Haradinaj tha sej vendimi e ka marrë pas njjë thirrje nga Specialja si i dyshuar për krime lufte.
Haradinaj e ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë. Por thekspoi se taksa do të vazhdojë të mbetet.
“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai.
“Përgjegjësia tani kalon te Presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta dërgoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë në Hagë, sepse do t’ia rëndoja Kosovës pozitën, ndaj kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj i emocionuar.
“S’e kam zgjedh këtë realitet. Nuk mendoj se e meriton t’ia bëj këtë Kosovës dhe nuk e bëj”, theksoi ai. Haradinaj ëaghrë shpallur dy herë i pafajshëm në Hagë ndaj akuzave për krime lufte. Ai është liruar edhe nga gjykata në Colmar, pasi mbajtjes nën masa arresti, sipas fletëarrestit të Serbisë.
dw