Ai e vërteton se drejtshkrimi i gjuhës shqipe e ka varrosur përpjekjen e Serbisë për t’i ndarë shqiptarët në dy kombe.
“Me të, me këtë Drejtshkrim, në të vërtetë me këtë gjuhë letrare të njësuar, varroset përgjithmonë përpjekja e Serbisë për t’i ndarë shqiptarët në dy kombe: në kombin e, si e thotë ajo, albancave që përbëjnë Shqipërinë dhe në kombin e shqiptarëve, në të vërtetë shiftarëve, si na quante përbuzshëm, që përbëjnë kombin kosovar, Kosovën!” – shkroi argumentueshëm z.Qosja.
Tutje, akademiku, publicisti, kritiku dhe gjuhëtari i madh i kombit shqiptar shtoi se përpjekjet për të ndarë shqiptarët do të dështojnë.
“Mjerisht përpjekjet për krijimin e kombit kosovar, domethënë për ndarjen, ndarjen e shqiptarëve në dy kombe sot po i vazhdojnë disa nga bashkëkombësit, bashkatdhetarët tonë në Kosovë e në Shqipëri. Por është shumë e sigurt se ato përpjekje do të dështojnë plotësisht. Shqiptarët, kudo janë, ishin, janë e do të jenë përgjithmonë, përgjithmonë Një Komb, kurse Shqipëria e Kosova një Shtet.” – përfundoi z.Qosja.
Mekuli