Nuk është se u pa shumë, por megjithatë, ishte prezent. Ky është emisari special i Gjermanisë për Ballkanin perëndimor, Manuel Sarrazin.
Qeveria e Gjermanisë në përgjigje për RTKlive, konfirmoi se Sarrazin ishte prezent në vendete Ballkanit perëndimor, gjatë vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, katër ditë më parë.
“Z. Sarazin ishte pjesë e delegacionit zyrtar dhe mori pjesë në të gjitha bisedimet politike”, thonë për RTKlive, në përgjigje me shkrim nga Qeveria e Gjermanisë.
Në anën tjetër, vetë Sarrazin, me një postim në rrjetet sociale, sot deklaroi rajoni i Ballkanit perëndimor është shumë i rëndësishëm për vetë Evropën.
“Nëse e shikoni me maturi, Ballkani perëndimor është një rajon kyç për të ardhmen e Bashkimit Europian”,deklaroi Sarrazin, vetëm katër ditë pas vizitës së tij në rajon.
Sarrazin ishte bashkë me kancelarin Scholz në vendet e Ballkanit perëndimor.
Ky i fundit gjatë qëndrimit në Kosovë e Serbi, tha se njohja reciproke mes dy vendeve është thelbi i një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Ai tha se nuk ka integrim në BE, pa e njohur Kosova e Serbia njëra-tjetrën.
Deklarimi i tillë i kancelarit Scholz ishte ndër më të drejtpërdrejtit që një lider i një vendi të BE-së, si Gjermania, e ka thënë, kur është fjala për raportet Kosovë-Serbi.
rtk