“S’detyroj askënd!”, Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut, Kosova mund ta propozojë nëse dëshiron

lajcakPërfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak deklaroi se çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut. Sipas tij, nëse Kosova dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë i takon që të propozojë këtë dhe pastaj të shihet nëse do të pajtohet edhe Serbia, sepse janë palët ato që vendosin se çka është pjesë e agjendës. “Unë nuk detyroj askënd sepse me të vërtetë besoj që ju dëshironi të normalizoni marrëdhëniet dhe roli im është që të ndihmoj në këtë proces”, tha Lajçak. Lajçak ka shtuar se kjo temë asnjëherë nuk është propozuar zyrtarisht apo formalisht. Mirosllav Lajçak ndërkohë ka folur edhe për listën e detyrave të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që nuk janë realizuar ende. “Unë i kam dy lista, një për Qeverinë e Kosovës dhe një për atë të Serbisë, por partnerët e mi veç e dinë mirë këtë listë, dhe e azhurnoj rregullisht. Nuk dua ta prezantoj këtë listë publikisht, atë e ndaj vetëm me shtetet anëtare, dhe kur flasim me to, në rastin e Serbisë e kemi Kapitullin 35, ndërsa kemi mekanizma të tjerë për Kosovën”, tha ai.

Këto deklarata Lajçak i ka bërë në emisionin “Kallxo Përnime”, ku është pyetur se a mendon që do të jetë negociatori apo lehtësuesi i fundit që do t’u kërkohet t’i besojmë. “Mandati im specifik thotë normalizimi dhe marrëveshja ligjërisht obligative, dhe u jap fjalën që do të bëj gjithçka që është e mundur në kuadër të mandatit tim që të arrij deri te këto synime”, tha ai.

Lajçak është pyetur edhe për votimin për herë të katërt në jug të Serbisë, në Bujanovc. “Siç pres nga njerëzit e tjerë që të respektojnë mandatin dhe kompetencat e mia, njëjtë nuk dua të përzihem në mandatet apo përgjegjësitë e të tjerëve, prandaj po pres që të shoh qëndrimet e palëve të përfshira në këtë proces, si OSBE por edhe Delegacioni i BE-së në Serbi, pra po pres që së pari të shoh vlerësimet e tyre të situatës”, tha ai.

bw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>