Serbët në veri “shpallin” Asociacionin e Komunave Serbe

Banorët serbë në veri të vendit vazhdojnë të protestojnë, duke mbajtur të bllokuara rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak për shkak të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar më qarkullimin me vetura me targa të Serbisë, njësoj siç vepron Serbia me targat RKS.

Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën, e afër tyre kanë shpalosur edhe një transparent të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, ka raportuar portali serb “Kosovo Online”.Image

AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.

Serbia, e sheh si thelbësore themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Protestuesit serbë në Jarinjë po vendosin tenda për të qëndruar gjatë natës

Protestuesit në Jarinjë janë duke vendosur tenda për të qëndruar gjatë natës. Ata përmes një kamioni kanë bllokuar pamjen që Policia e Kosovës gjatë tërë ditës e ka pasur ndaj një grupi të serbëve.

Mediave i është kërkuar të largohen mos të jenë afër protestuesve.

Ka pasur fyerje e sharje në drejtim të Policisë së Kosovës.

Për shkak të bllokimit të rrugës atje janë krijuar kolona të gjata në anën e kufirit me Serbinë. Qytetarët është dashur të kalojnë kufirin në këmbë. Ndërsa në Bërnjak, Policia e Kosovës është dashur të hedh lotsjellës në tentim për të liruar rrugën.

koha

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>