Serbia luftë në Kosovë, Kurti kërkon ndihmën e Bidenit

AlbinAlbin Kurti vazhdon t`i bëjë thirrje ndërkombëtarëve të ndëshkojnë Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, në të kundërt, ajo sipas tij, është e destinuar ta përsërisë.

 

Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” , kryeministri i Kosovës foli gjatë për sulmin e para dy javëve në Banjskë të Zveçanit, duke i mëshuar idesë së ky akt nxori në pah vështirësitë dhe “nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë”.

“Është e qartë se sulmi terrorist në Banjskë në Zveçan kërcënoi integritetin tonë territorial, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë kombëtare. Ai nxori gjithashtu në pah vështirësitë tona, si dhe nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë. Po e përsëris se provat e mbledhura gjatë hetimeve të kryera tregojnë për përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni kundër Republikës së Kosovës. Për këtë Serbia duhet të sanksionohet dhe ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse edhe ky akt mbetet i pandëshkuar, Serbia do ta përsërisë krimin”, u shpreh Kurti.

Kur iu përmendën kritikat e disa vendeve perëndimore ndaj Kosovës për dialogun dhe u pyet se në ndihmën e kujt po llogarit, ai nënvizoi se Kosova mbështetet në ndimën e bashkësisë ndërkombëtare dhe se Prishtina po mban kontakte të rregullta me SHBA-në dhe shtetet anëtare të BE-së. Kurti deklaroi se i ka kërkuar Jake Sullivanit, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, rritjen e mbështetjes për Kosovën kundër planeve të Serbisë për luftë.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>