Serbia njofton se do të hiqen barrikadat

barikadatPresidenti Vuçiq ka bërë të ditur heqjen e barrikadave në veriun e Kosovës. Një gjykatës në Prishtinë mori vendimin për kalimin në arrest shtëpiak të ish-policit serb të arrestuar për sulm ndaj institucioneve të KQZ-së.

 

Serbët do të fillojnë me heqjen e barrikadave, bëri të ditur presidenti serb, Aleksandad Vuçiq pas një takimi me serbët nga veriu i Kosovës në qytetin serb të Rashkës. “Ky është një proces i vështirë. Do të zgjasë një periudhë.” Barrikadat janë ngritur prej 19 ditësh në veriun e Kosovës. Serbët filluan me ngritjen e barrikadave pas arrestimit të një ish-polici serb, Dejan Pantiq, i cili është i dyshuar për organizimin e një sulmi ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Në ditët e para të vendosjes së barrikadave pati edhe shpërthime dhe shkrepje të armëve të zjarrit. Serbët kishin kërkuar lirimin e tij. Të mërkurën një gjykatës në Prishtinë vendosi kalimin e tij në arrest shtëpiak.

Tensionet u ashpërsuan pasi Serbia vendosi ushtrinë në gjendje të lartë gatishmërie dhe Kosova mbylli të mërkurën pikën kufitare Merdare, pika më e madhe kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA, NATO, BE u shprehën të mërkurën të shqetësuara për zhvillimet në veriun e Kosovës dhe kërkuan vetëpërmbajtje dhe gatishmëri për dialog. Edhe qeveria gjermane u shpreh e shqetësuar për zhvillimet në veri dhe kritikoi retorikën nacionaliste të Serbisë. Ajo u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të heqin barrikadat dhe të kthehen në institucionet e Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger, tha në konferencën e rregullt për shtyp në Berlin: “Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt.”

la/ag

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>