Serbia, notë proteste 44 vendeve që përkrahin Kosovën në UNESCO

dacicMinistri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, u ka dërguar 44 nota proteste vendeve, të cilat e kanë përkrahur kërkesën e Kosovës që Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s të flasë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas burimeve të gazetës serbe “Veçernje Novsosti”, shefi i diplomacisë serbe “ka arsyetuar” shkaqet juridike, politike, shpirtërore e kulturore, që për Beogradin janë të papranueshme që Kosova të zë vend në Paris, në selinë e UNESCO-s.

Këshilli Ekzekutiv i UNNESCO-s do të mblidhet më 7-22 tetor, ku kërkesa e Kosovës, propozues zyrtar i të cilës ishte Shqipëria, është futur në projektin e rendit të ditës. Për të do të deklarohen 58 vendet anëtare të KE-së dhe votimi pritet të realizohet më 20 tetor.

Pas propozimit të Shqipërisë janë edhe 43 vende anëtare të UNESCO-s, por sipas gazetës së Beogradit jo të gjitha vendet anëtare në KE, që e kanë njohur Kosovën, e kanë përkrahur këtë iniciativë. Sipas gazetës janë 12 shtete, ndër të cilat Italia, Çekia , Mali i Zi, Maqedonia, Japonia. “Nuk do të thotë se më 7 tetor, kur kërkesa të vijë në rend dite, këto shtete nuk do ta pranojnë kërkesën”, thuhet në artikull.

/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>