Serbisë i kërkohet të mos pengojë linjën energjetike Kosovë – Shqipëri

kosovo-energyKëshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë i caktoi afat Serbisë deri më 31 dhjetor të këtij vitit që të përmbushë detyrimet që kishte marrë përsipër në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në fushën e energjisë.

Afati u përcaktua në takimin e 14-të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që u mbajt në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Gjatë punimeve të Këshillit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës ngritën shqetësimin e për bllokadën që i ka bërë Serbisë vënies në punë të linjës së interkonjeksionit mes dy vendeve.

Në qershor të këtij viti, Kosova dhe Shqipëria përuruan linjën 400 kilovatëshe ndërmjet tyre, me një gjatësi totale prej 241.1 kilometrash. Autoritetet e të dyja vendeve e cilësuan atëbotë si një ‘autostradë energjetike” dhe një vepër të madhe të një tregu të përbashkët të energjisë.

Por, funksionimi i linjës kërkon që sistemi i transmetimit të energjisë në Kosovë (KOSTT) të njihet nga rrjeti evropian i transmetimeve (ENSO-E), përkatësisht të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, që ishte pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë vendosi që t’i jap Serbisë afat deri më 31 dhjetor të këtij viti për të zgjidhur bllokadën që lidhet me pavarësimin e sistemit të transmetimit të energjisë në Kosovë.

Në konferencën e Sarajevës është miratuar edhe një listë e projekteve me interes për vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, në të cilën përfshihen projekte me interes strategjik si gazsjellësi Shqipëri-Kosovë dhe linja 400 kV Shqipëri-Maqedoni.

Komuniteti i Energjisë me seli në Vjenë është themeluar në tetor të vitit 2005. Që nga 1 korriku i vitit 2013, palë në traktat janë Bashkimi Evropian dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina. Qëllimi kryesor i organizatës është zgjerimi i tregu të energjisë së Bashkimit Evropian në vendet e Evropës Juglindore dhe më tej, në bazë të një kuadri ligjërisht të detyrueshëm. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>