Serwer: Madeleine Albright do të përfshihet në bisedimet Kosovë – Serbi

Zonja Madeleine-AlbrightProfesori në universitetin “Johns Hopkins” Daniel Serwer, njohës i mirë i  çështjeve në Ballkan, ka paralajmëruar përfshirjen e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në bisedimet Kosovë – Serbi.

Në një intervistë për televizionin serb N1, Serwer ka thënë se zonja Albright do të përfshihet në bisedime, pavarësisht se çfarë mendojnë për të serbët.

“Nuk është e rëndësishme se çfarë mendojnë serbët për këtë, se duhet apo jo Madelaine Albright të përfshihet. Ajo do të përfshihet. Ajo është ish-sekretare e Shtetit. E rëndësishme është fryma, jo edhe aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike që mendon për politikën e jashtme. Ajo është kryesuese Këshillit të Institutit Nacional Demokratik. Do të përfshihet. Po ashtu është dikush që ka jetuar në Serbi dhe që flet serbisht. Mendoj se këtë duhet vlerësuar”, ka thënë Serwer, duke folur për pjesëmarrjen e zonjës Albright në seancën dëgjimore në Komisionin për Politikë të Jahtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ku u fol për Kosovën dhe Serbinë.

Serwer ka thënë se e di që zonja Albright është “e urryer“ nga serbët “për shkak se e ka mbështetur përfshirjen e NATO-s në luftë pas dështimit të negociatave në Rambuje“.

“Sidoqoftë, nuk është e rëndësishme (çfarë mendojnë serbët). Ajo do të ketë ndikim. Ka për të thënë gjëra me interes. Mendoj se kjo është dëshmuar në seancën dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve“, ka thënë Serwer.

Daniel Serwer ka thënë se amerikanët dhe evropianët duhet të bashkëpunojnë, pasi ndryshe nuk mund të arrijnë asnjëherë sukses. Ai ka thënë se Evropa duhet të jetë “nikoqire” e dialogut.

“Mendoj se amerikanët duhet të jenë mbështetës, kur bëhet fjalë për dialogun. Ajo që amerikanët mund të bëjnë, janë dy gjëra: të implementohet gjithçka që arrihet, gjë që nuk ishte kështu në të kaluarën, dhe të insistohet për reciprocitet”, ka thënë Serwer për N1.

Serwer ka folur edhe për lirinë e medies në Serbi. Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka mbajtur premtimin për media të hapura e të lira dhe e krahasoi Vuçiqin me Millosheviqin.

“Ai është politikisht dominues në një mënyrë që ngjan me Millosheviqin dhe jo në Serbinë demokratike. Po ashtu është kthyer nga Rusia dhe Kina”, ka thënë Serwer.

(r.m.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>