Shkon në 188 numri i nënshkrimeve nga intelektualët e Shqipërisë, kundër marrëveshjeve

tirane po albinitPO ALBIN KURTIT, JO ZAJEDNICËS!

Ne qytetarë të  Republikës së Shqipërisë, intelektualë, pedagogë, artistë, profesionistë, studentë, me besimin se vullneti i popullit do të frymojë politikat kombëtare, shprehim sot mbështetjen e plotë për luftën dhe përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për forcimin e shtetit në luftë të papajtueshme me çdo shfaqje të autoritarizmit dhe të korruptimit të institucioneve.

Sot ne deklarohemi kundër Marrëveshjeve për Zajednicën me Serbinë dhe Demarkacionin me Malin e Zi, të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës, të cilat cënojnë integritetin territorial dhe dëmtojnë interesat kombëtare të shqiptarëve. Arrestimi i Albin Kurtit në 28 Nëntor, ditën e shenjtë të Pavarësisë, kujton kohët më të errëta të sundimit serb kur patriotët dhe rinia e Kosovës dhunoheshin dhe burgoseshin për çështje kombëtare.

Ne gjykojmë se, në kuadrin e një bashkëpunimi luajal mes Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës, dhe mbi bazën e Marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet tyre, do të shmangeshin veprime të cilat cënojnë jo vetëm interesin kombëtar, por në një vështrim afatgjatë, paqen dhe  stabilitetin në Rajon.

Albin Kurti dhe të gjithë të Burgosurit Politikë duhet të lirohen një orë e më parë, sepse ata kanë dalë në mbrojtje të Republikës dhe aspiratave Kombëtare.

Tiranë, 13 dhjetor 2015

“Nënshkruesit:”, Koço Danaj, Kozara Kati, Hysamedin Feraj, Hajro Limaj, Bardhosh Gaçe, Zef Preçi, Rexhep Uka, Suela Gjikondi, Aleksandër Kocani, Bashkim Hoxha, Artur Çani, Shuaip Mane, Armando Babani, Nysret Rodoni, Shinasi Rama, Ornela Metalia, Bruna Ukperaj, Admir Banaj, Marjela Manga, Edlira Çerkezi, Artur Nura, Entela Bineri, Ben Andoni, Fatjeta Muriqi, Zajide Noka, Arben Abazaj, Hajrie Dosti, Nehat Sokoli, Gilberta Veliu, Ramazan Memishi, Aida Sokoli, Elenita Roshi, Ilir Kapllani, Aida Karakushi, Albert Brahaj, Sulejman Dida, Drita Matohiti, Lavdosh Ahmetaj, Marsida Guxha, Petrit Palushi, Brikena Zeneli, Albion Kolndreka, Ornela Metalia, Fatjon Rexha, Akil Sokoli, Eljan Tanini, Reni Ashiku, Urim Bajraktari, Xhemali Hodo, Brikena Hoxha, Astrit Bylyku, Edmond Bejtaj, Trëndelina Terziu, Azis Zeqiraj, Arlinda Sokoli, Dylber Spahiu, Ilda Ibro, Myzafer Ismaili, Kleida Abass, Isen Dida, Anila Mane, Ismet Vasku, Ami Qamurani, Klodjan Braha, Altin Myteveliu, Suzana Vogli, Agim Lika, Valbona Ukperaj, Julian Prifti, Marika Gjini, Fatri Bajraktari, Jerola Ziaj, Muhamet Hoxha, Alma Ballsha, Ervin Sota, Kozeta Hoxha, Migen Xhelo, Endrit Theka, Zheni Korçari, Andi Tepelena, Shaban Kolgjini, Evi Sheri, Arbi Hoxha, Sanije Rodoni, Julian Shkjezi, Mirva Haxhiaj, Artan Kurteshi, Sara Radovicka, Artan Mane, Servete Baxha, Shkëlqim Sulo, Doriana Daraku, Arlinda Ballsha, Gean Çoçoli, Valentina Çupo, Amarildo Pregapuca, Jela Hasimja Rodoni, Genti Amzai, Artan Hashorva, Ilir Kajo, Kujtim Pacara, Behar Kakeli, Behar Shllaku, Qazim Rudi, Skender Selmani, Hesat Kalaveshi, Ylli Qarkaxhia, Urim Bonjaku, Arsen Perzhita, Alban Kovaçi, Florjan Zyberi, Florenc Hoxha, Erzen Xhahu, Luan Serreçi, Urim Rama.

VETËVENDOSJE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>