Djali i një dëshmori që dha jetën për lirinë e vendit, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shprehet mallin dhe dhembjen për mungesën e babait të tij, të cilin nuk ka arritur ta she asnjëherë e as të kalonte asnjë moment në duar e tij, por dhembja më e madhe i bëhet kur she që emri i babait të tij dhe të bëmat që ka bërë për këtë vend janë harruar, por ai i premton babait të tij dëshmor se do ta ndjek rrugën e tij.
Djali, emrin e të cilit nuk po ia përmendim për shkak se është ende i mitur, dhembjen dhe revoltën e ka shprehur në statusin e tij në Facebook. Ai mban emrin e babait të tij, pasi ka lindur disa muaj pasi babai i tij kishte rëndë duke luftuar i vetëm për ballë forcave të armikut.
Po japim tekstin e plotë:
“Nuk ja vlen fjalët qe them për ty dhe të bëmat e tua, edhe pse s’kam pas të mundur të rri në duart e tua, unë e di që t’i ke qenë njeri mirësisë për këtë vend, kam shumë inat që tash për tash askush nuk t’i përmend të mirat e tua, për këtë vend ti ke dhënë më të shtrenjtën tënde, Jetën.
Edhe pse të tjerët të harrojnë, ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona, të familjes, shokëve të ngushtë dhe gjithë njerëzve të cilët nuk i harrojnë të mirat.
Mos ke frikë, babi unë po e ndjek rrugën tende, do t’i bëjë njerëzit e pafytyrë që të përmendin çdo ditë të mirat e tua që t’i kanë harruar.
Me mungon dhe s’e di se cila është mënyra tjetër për t’i treguar njerëzve të mirat e tua babi”, shkruan djali i dëshmorit, i cili mban emrin e babait të tij. (kosovapress)