Skema e Serbisë për spastrimin e Luginës, ligj me porosi për zhdukjen e shqiptarëve

LuginaPra, plotësohen raporte të rreme sikur në banesat e shqiptarëve, nuk jeton askush.

 

Këto raporte hartohen nga i ashtuquajturi në ligj “autoritet kompetent” që funksionon si “njësi organizative rajonale”. Në fakt, kontrollohet direkt nga qeveria e Beogradit përmes ministrisë së brendshme”.

Përcaktimi i një vendbanimi të përhershëm, është komplikuar qëllimisht për shqiptarët. Ajo përfshin kontrollin nëse një qytetar mund të demonstrojë “lidhjen profesionale, ekonomike, sociale dhe të tjera” me adresën aktuale të regjistruar të banimit. Pikërisht këtu, hyjnë në lojë raportet e rreme që zhbëjnë këto tregues.

‘Institucioni që e vulos aktin administrativ është Ministria e punëve të brendshme duke filluar nga stacioni lokal i policisë në Komunë të Medvegjës gjoja me kërkesa nga organet e pushtetit lokal. Në praktikë një efektiv i thjeshtë i policisë ka mundur të japë një raport që ky qytetar nuk jeton në adresën e tij dhe ajo merret për bazë juridike që t’i shlyhet adresa dhe të çregjistrohet nga sistemi’, u shpreh Arben Ferati, përfaqësues i këshillit Nacional për Medvegjë.

Ligji i Serbisë, ua lë autoriteteve të interpretojnë dhe vërtetojnë faktet për vlefshmërinë e një vendbanimi të përhershëm. Ai u jep atyre fuqinë për të gjykuar për vlefshmërinë e një adrese banimi në të tashmen dhe probabilitetin që një individ të banojë atje në të ardhmen.

Kjo është përdorur për të bërë spastrim etnik në Luginën e Preshëvës. Pasojat më të rënda janë në Medvegjë. Aty shifrat tregojnë se shqiptarët i kanë zhdukur nga çdo regjistër dhe i kanë lënë pa asnjë dokument. Ata jetojnë në trevat e tyre, por për shtetin serb është njësoj sikur të mos ekzistojnë.

‘Fatkeqësisht, tash 14 vite në komunën e Medvegjës ndodh kjo praktikë diskriminuese nga ana e organeve kompetente të shtetit të Serbisë, ku si pasojë 90% e shqiptarëve të Medvegjës i kanë humbur të gjitha të drejtat si qytetarë shkaku i një akti administrativ siç është pasivizimi. Flasim për 4200 banorë të çregjistruar vetëm në komunën e Medvegjës’, u shpreh Arben Ferati, përfaqësues i këshillit Nacional për Medvegjë.

‘Serbia me këto metoda të moderuara po arrin gradualisht jo vetëm të bëjë çregjistrimin e popullsisë por edhe të përvetësojë pronat e tyre’, u shpreh Ragmi Mustafa, Zv. Kr Komuna Preshevë.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>