Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan qeverinë e Albin Kurtit

Albin KurtiNjë studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, i prezantuar në Parlamentin Evropian (PE) thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

“Vetë koalicioni ishte jetëshkurtër dhe u rrezua nga një operacioni dezinformues amerikan”, thuhet në studimin e publikuar 1), i cili u bë nga disa autorë evropianë, të porositur për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të PE (AFET).

Ky studim tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020.

Dokumenti shpjegon angazhimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe emërimin e të dërguarit të tij të posaçëm për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.

“I frustruar nga ajo që ai e pa si pengesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Grenell si duket aranzhoi që senatori David Perude dhe djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr. të bënin një deklaratë në Twitter që sugjeronte se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova. Ambasadori Grenell vazhdoi ta mbante këtë kërcënim – i cili nuk ishte bërë nga asnjë zyrtar amerikan – në negociatat me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke bërë që të ngrihej një mocion mosbesimi që rrëzoi Qeverinë Kurti. Kjo lëvizje gjerësisht është dënuar në Evropë, përfshirë edhe përmes një demarshi të përbashkët të ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Prishtinë. Ky shembull tregon se si një aktor i huaj ishte në gjendje të prodhonte një kërcënim krejtësisht të trilluar dhe në këtë mënyrë të shtynte drejt ndryshimit të qeverisë”, thuhet në studim.

Më 20 prill, teksa ishte kryeministër në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference online për mediat ndërkombëtare deklaroi se mocionin e mosbesimit LDK-ja e kishte bërë në koordinim me Grenellin, duke argumentuar se qeveria e tij u rrëzua vetëm pse Grenellit po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.

Sipas pretendimeve në këtë dokument, të cilat janë bërë sipas analizës së mediave sociale, si mediat ashtu edhe politikanët u përfshin në këtë fushatë, të cilën studimi i identifikon si “kanale kryesore të dezinformimit në Kosovë”. Në dokument përmenden media të caktuara me ndikim në Kosovë, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe (tani ish) kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Mesazhet në rrjetet sociale që vinin nga Mustafa dhe Veseli, posaçërisht kanë nxitur mashtrimin e aferës Grenell”, thuhet në dokument.

Autorët e studimit pretendojnë se çështja e Kosovës ilustron më së miri kompleksitetin e fenomenit lajmeve të rreme dhe se ky është një rast i rrallë ku ky “rezultat politik mund të atribuohet drejtpërdrejt keqinformim”.

Më 25 mars, Kuvendi i Kosovës me 82 vota rrëzoi Qeverinë Kurti pas mocionit të ngritur nga partnerja e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.
LDK-ja argumentoi se deri te mocioni erdhi për shkak të pozicionimit “jokonstruktiv” të Kurtit karshi partnerëve, në veçanti SHBA-së.

Qeveria Kurti ishte zgjedhur më 3 shkurt.

Dezinformimi, “epidemi në Ballkanin Perëndimor”

Në studim thuhet se dezinformimi është pjesë epidemike në politikën në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, “pa përjashtim”. Megjithatë, ky dezinformim, sipas studimit, diskutohet shpesh në kontekstin e kërcënimeve nga jashtë karshi funksionimit të qeverisjeve dhe demokracisë. Ky studim tregon se megjithatë, për këtë, aktorët e huaj nuk janë fajtorët kryesorë për këtë gjë. Shumica e njerëzve dhe organizatave që prodhojnë dhe shpërndajnë lajme të rreme janë brenda vetë shteteve të Ballkanit.

Në shtetet – siç është Serbia dhe Mali i Zi – ku politika dominohet nga një grup i vetëm, dezinformimi ka të ngjarë të ndjekë “linjën e partisë”, duke i shërbyer interesave të të pushtetshmëve dhe duke minuar opozitën.

Në mjedise më garuese politike – siç është Kosova, Shqipëria dhe deri diku edhe Maqedonia e Veriut – studimi thotë se dezinformimi tenton të përdoret në mënyrë oportuniste nga të gjitha palët, duke ndjekur qëllime afatshkurtra dhe afatgjate.

Në Shqipëri, dezinformimi gjendet kudo në garën e brendshme politike, por përpjekjet janë përgjithësisht oportuniste dhe fushatat dezinformuese janë afatshkurtra. Studimi nxjerr në pah se ka pak prova që dëshmojë se ka pasur përpjekje të aktorëve të jashtëm që të ndikojnë në politikën e brendshme shqiptare.

Ndasitë e thella etnike ose sektare – si në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut – kanë nxitur fushata të dezinformimit dhe ksenofobisë nga aktorë vendas dhe të huaj, theksohet në studim.

Në Maqedoninë e Veriut, ndryshimi i qeverisë së fundmi, ka bërë që dezinformimi të largohet nga mediat kryesore dhe shtetit, por megjithatë dezinformimi mbetet forcë e fuqishme që shtrembëron politikën e brendshme. Dezinformimi ka qenë krucial sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në referendumin e mbajtur për ndryshimin e emrit të shtetit.

Kur sovraniteti i qeverisë është i ri apo është i sfiduar – siç është në rastin e Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe deri diku në Mal të Zi – politikat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve të motivuara nga gjeopolitika.

Si aktorët e brendshëm, ashtu edhe ata të jashtëm kanë përdorur dezinformimin për të minuar kredibilitetin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, duke amplifikuar dhe manipuluar ndarjet ekzistuese ndërmjet “idealistëve të BE-së (të cilët janë të përkushtuar për identitetin evropian të shtetit të tyre) dhe “realistëve të BE-së” (të cilët mund të mos e kundërshtojnë integrimin në BE, por nuk besojnë se kjo gjë mund të ndodhë). Përderisa Kina dhe Turqia, që të dyja këto shtete janë aktive në këtë fushë, përpjekjet për të diskredituar BE-në donimohen nga Rusia, që ka një infrastrukturë të madhe në manipulimin media në gjithë rajonin.

Pandemia COVID-19 ka siguruar një terren për dezinformatat. Qeveritë në mbarë Ballkanin Perëndimor janë përpjekur që të falsifikojnë rastet me koronavirus apo mënyrën se si po e menaxhojnë pandeminë, ndërsa të tjerët kanë injektuar në opinion lajme të rreme që i kanë dëgjuar. Përveç kësaj, Kina dhe një masë më të vogël edhe Rusia, e kanë përdorur pandeminë si një mundësi për të rritur ndikimin e tyre në rajon, në kurriz të BE-së, thuhet në studim.

 

1) “3.3 Kosovo Within the context of the Western Balkans, Kosovar politics and media – and, as a result, Kosovo’s disinformation landscape – are peculiarly international, comparable to Bosnia and Herzegovina. This is a result of Kosovo’s contested status, which both exacerbates its governance challenges and subjects it to the logic of much more powerful geopolitical interests. Thus, the absence of normalization with Serbia, while having important direct consequences for Kosovo’s economy, is neither an internal nor simply a bilateral issue: it is a matter of strategic importance not only to Pristina and Belgrade, but also to Moscow and Washington (not to mention Brussels, Berlin and other EU capitals). And while the Western Balkans play host to a great many foreign geopolitical interests, those interests take on a uniquely existential aspect when it comes to Kosovo. Thus, foreign players are not merely interested in manipulating Kosovar politics to their own ends: they have clear stakes in the very success or failure of Kosovo as a state. As a result, foreign affairs dominate the domestic news agenda in Kosovo to an unusual degree. News coverage focuses heavily not only on Kosovo’s formal diplomatic relations, but also on informal statements by international notables about Kosovo. By the same token, coverage of seemingly domestic affairs, such as corruption in government, often focuses on the question of how the news will affect Kosovo’s perception in the world. As Kosovo’s government relies more on the support and cooperation of foreign actors than most other states, even a symbolic deterioration in relations trigger powerful shockwaves in Pristina. The most notable case of disinformation in Kosovo – and one of the few cases in which a political outcome can be directly attributed to disinformation – illustrates the complexity of the phenomenon. Early in 2020, US President Donald Trump, to bolster his re-election campaign, turned his sights on negotiating a settlement between Kosovo and Serbia 60. The task of negotiating was handed to Ambassador Richard Grenell, a former Acting Director of National Intelligence who was appointed Special Envoy for Serbia and Kosovo Peace Negotiations. Frustrated at what he saw as obstruction from Kosovo Prime Minister Albin Kurti, Ambassador Grenell apparently arranged for Senator David Perdue and the US President’s son, Donald Trump Jr., to make a statement on Twitter suggesting that the US withdraw its troops from Kosovo61. Ambassador Grenell then carried that threat – which was not made by a US official – into negotiations with Kurti’s coalition partners, engineering a vote of no confidence that brought down Kurti’s government62. The move was widely denounced in Europe, including a joint demarche by the French and German ambassadors in Pristina 63. As this example shows, a foreign actor was able to manufacture an entirely fictional threat and thereby engineer a change of government. Much of the disinformation reviewed for this study is comparable with the Grenell affair, albeit with less dire consequences. Frequently, the Kosovar media would pick up on statements made elsewhere –

  • 60 Drum, Kevin (2020), ‘Why the Fuss Over the Servia-Kosovo Treaty?’, motherjones.com, 8 September (https://www.motherjones.com/kevin-drum/2020/09/why-the-fuss-over-the-serbia-kosovo-treaty/).
  • 61 Balkan Insight(2020), ‘Donald Trump Junior Urges US Troop Withdrawal from Kosovo’, 10 March (https://balkaninsight.com/2020/03/10/donald-trump-junior-urges-us-troop-withdrawal-from-kosovo/).
  • 62 The Guardian (2020), ‘Kosovans look on aghast as government falls while coronavirus bites’, 26 March (https://www.theguardian.com/world/2020/mar/26/kosovo-government-falls-in-vote-of-no-confidence). The Guardian (2020), ‘Kosovan acting PM accuses Trump envoy of meddling’, 20 April (https://www.theguardian.com/world/2020/apr/20/kosovan-acting-pm-accuses-trump-envoy-of-meddling).
  • 63 France au Kosovo (2020), ‘Ambassadors of [FR] and [DE] joint demarche to Deputy PM Hoti stepping in for Chairman M. Mustafa to voice concerns of both capitals. Stay at the side of Kosovo people in crisis. Invite LDK to reconsider no-confidence vote and maintain trusted and stable government to face challenges.’ (https://twitter.com/franceaukosovo/status/1242465150134878213?lang=en).

Policy Department, Directorate-General for External Policies

often by Serbian politicians or media outlets – and present them to readers or viewers as official slights against Kosovo. The resulting indignation could be channelled for political purposes (as in the Grenell affair) or, more frequently, simply used as clickbait to boost readership. Three recent indicative examples include:                                   • April 2020 – Russia’s state-owned Serbian-language outlet Sputnik Serbia falsely reported ‘Kosovo to secede from ‘Electric Network of Serbia’ as of Monday’ 64;                                                                     • April 2020 – Sputnik Serbia reported – and other Serbian websites re-transmitted – an allegation that ‘in times of crisis, the EU proclaims that Kosovo is in fact Serbia’s responsibility’ 65. This report was a misrepresentation of a report in the EU Observer in which Serbian civil society organisations called for cooperation with Kosovo in combating COVID-1966;                                                                       • May 2020 – the Serbian website Informer claimed that Kosovar Albanians were planning to kidnap Serbian tennis star Novak Djokovic in retribution for statements he made on Kosovo67.

These opportunistic campaigns, however, play at the margins of long-running disinformation campaigns designed to delegitimise Kosovo’s statehood, undermine its relations with Europe and destabilise its governance. Core narratives in these long-running campaigns include:

  • allegations that Kosovo is a mafia state, operating under the protection of Kosovo Force (KFOR) and thus with the implicit support of western powers;
  • invention and/or exaggeration of threats to the safety and property of ethnic Serbs and other minorities living in Kosovo;
  • insinuations that Kosovo is incapable of sustainable self-governance without support from Serbia.

Looking beyond these campaigns, the key disinformation channels in Kosovo, according to the social media analysis conducted for this study, fall broadly into two categories. These include mainstream media outlets, such as the television station Klan Kosova (owned by Tirana-based media mogul Aleksander Frangaj), state-owned regional broadcaster RTV Besa, the newspapers Gazeta Express and Zëri, and politicians including LDK (Democratic League of Kosovo) leader Isa Mustafa and PDK (Democratic Party of Kosovo) leader Kadri Veseli68. The social media messaging coming from Mustafa and Veseli furthered the deception of the Grenell affair, in particular.

Finally, Kosovo is not immune to the disinformation narratives that have plagued the rest of the region (and the world). Thus, Zëri prominently ran a misleading story about a Kosovar pharmaceutical company that had supposedly developed a promising treatment for COVID-19. The website KultPlus.com, in turn, insinuated a nefarious role for Bill Gates in the pandemic. With the exception of COVID-related disinformation, however, levels of disinformation on other fronts – including geopolitical influence from Russia, Turkey and China, and in elections more broadly –were lower in Kosovo than in most other parts of the region. (See Chapter 4 for more detail.)

  • 64 Sputnik Serbia (2020), ‘Косово се од понедељка отцепљује и од „Електромрежа Србије’, April 15 (https://rs.sputniknews.com/politika/202004151122348800-lazna-drzava-otcepljuje-mrezu-kosovo-od-ponedeljkavanelektromreza-srbije-/).                                                                                                                                     
  • 65 Sputnik Serbia (2020), ‘Кад је криза, за ЕУ је Косово – српско’, April 1 (https://rs.sputniknews.com/analize/202004011122228765-kad-je-kriza-za-eu-je-kosovo–srpsko-brana/).                                                           
  • 66 EU Observer (2020), ‘Serbian CSOs call for cooperation with Kosovo in combating COVID-19’, March 30 (https://europeanwesternbalkans.com/2020/03/30/serbian-csos-call-for-cooperation-with-kosovo-in-combatingcovid-19/).                     
  • 67 Informer (2020), ‘ALBANCI HTELI DA OTMU ĐOKOVIĆA ZBOG IZJAVA O KOSOVU! Otkriveni svi detalji drame, Novak izgubio i pobegao iz Londona!’, May 6 (https://informer.rs/sport/tenis/515710/albanci-hteliotmu-djokovica-zbog-izjava-kosovu-otkrivenisvi-detalji-drame-novak-izgubio-pobegao-londona).                                                                                             
  • 68 In November 2020 Veseli resigned as PDK leader to face trial at the Kosovo Specialist Chambers located at The Hague. “

rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>