Takimi ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është caktuar të mbahet këtë muaj.
Brukseli zyrtar ka konfirmuar për RTK-në se takimi është caktuar më 27 shkurt.
Nё komunikatёn e lёshuar nga BE thuhet se pjesmarrjen nё takim tashmё e kanё konfimruar tё dy liderёt.
Gjithashtu konfirmohet se nё takim do diskutohet pёr planin evropian mbi normalizimin e marrёdhёnievee nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё.
“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josef Biorell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët”, shkruan nё njoftim.
Ky takim është i pari pas shumë kohësh, që do të mbahet mes liderëve të të dy vendeve.
Bisedimet ën Bruksel, mes Kurtit e Vuçiq pasojnë propozimin e BE-së, i cili quhet shpesh edhe si plani franko-gjerman, e të cilin në parim e kanë pranuar edhe Kosova edhe Serbia.
Ky plan i cili nuk është publikuar zyrtarisht, megjithatë nga pjesë të ndryshme që kanë dalë në media në mënyrë jozyrtare, parashikohet normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve.
rtk