Tashmë nga aeroporti ushtarak në Sllatinë, kanë dal edhe shtatë veturat e misionit të EULEX-it me të cilat u sollën krerët UÇK-së. Ndërsa çaste më parë nga pista e po këtij aeroporti është nisur edhe aeroplani në të cilin ndodhen ish-presidenti Hashim Thaçi, ish kreu i PDK-se, Kadri Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Këto shtatë automjete të EULEX-it, minuta më parë në këtë aeroport u sollën të shoqëruara deri tek hyrja e në aeroportin ushtarak që është edhe baza e KFOR-it.
Top Channel