Tre të infektuar me koronavirus në Kosovë

Covid 19Të shtunën ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, konfirmoi se numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në tre. I prekuri është një 39 vjeçar.

Të premten autoritetet thanë se janë konfirmuar dy raste të infektimit “një 20 vjeçare shtetase italiane dhe tjetri shtetas i Kosovës i moshës 77 vjeçare”.

Rasti i tretë është një i afërm i 77 vjeçarit nga komuna e Vitisë në Kosovën lindore.

Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tha gjendja e të prekurve është e qëndrueshme.

Pas konfirmimit të rasteve, qeveria e Kosovës vendosi të mbyllë të gjithë kufijtë tokësor dhe linjat ajrore si dhe hyrje – daljet në komunat e Klinës dhe të Vitisë, dy qytete këto ku janë paraqitur rastet me koronavirus.

Po ashtu qeveria tha se ka ndërprerë transportin ndër urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>