Tre vrasësve të Enver Hadrit u konfirmohet dënimi i përjetshëm

BrukselGjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm tre autorët e vrasjes së ish-aktivistit shqiptar nga Kosova, Enver Hadri.

 

Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq u shpallën fajtorë për ekzekutimin e vrasjes, ndërsa Bozhidar Spasiq u shpall fajtor për dhënien e urdhrit të vrasjes.

Enver Hadri, ish-president i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, ishte vrarë në veturën e tij derisa ishte ndalur para semaforit në Saint-Gilles, Belgjikë, në shkurt 1990.

Trupi gjykues dhe juria nuk kanë dhënë asnjë rrethanë lehtësuese për të tre të dënuarit, kështu duke i dënuar të tre me burgim të përjetshëm, dënimin maksimal, raportoi “The Brussels Times”

Më 25 shkurt 1990 pasdite, Enver Hadri kishte ndaluar veturën kur një tjetër veturë u ndal krah tij dhe dy kriminelët qëlluan me armë drejt Hadrit. Ai ishte goditur me plumb në kokë.

Hetimi që zgjati me vite nxori përfundimin se vrasja ishte politike, e urdhëruar nga shërbimet e inteligjencës së ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të nëntokës së Beogradit.

koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>