Veprimet sjellin pasoja

2460Një analizë e huazuar:

Falë atyre deputetëve që votuan Gjykatën Speciale në parlamentin e Kosovës, që votuan edhe faljen e territorit të Kosovës, e që votuan edhe “Zajednicën”, sot të gjithë shqiptarët janë të detyruar t’i nënshtrohen këtij teatri të turpshëm prej procesi gjyqësor, ku vihen në bankën e të akuzuarve shqiptarët viktima, ndërkohë që serbët agresorë vazhdojnë të qetë dhe të paprekut të ndërtojnë Botën Serbe mbi temelet e gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Prosec gjyqësor absurd dhe i turpshëm, ku shqiptarët viktima, janë të detyruar të arsyetohen se pse rëmbyen armët dhe luftuan “pa strukturë funksionale komanduese” në vetëmbrojtje, të detyruar të mbroheshin nga serbët që ushtronin gjenocidin dhe spastrimin etnik shumëvjeçar. Proces i turpshëm gjyqësor, ku vet “komandanti”, “themeluesi i shtetit të Kosovës”, ish presidenti i Kosovës, për të shpëtuar veten, në bankën e të akuzuarve hedh baltë mbi UÇK-në, ndërkohë që kryeministi shqiptar ndërton “Ballkanin e Hapur” bashkë me presidentin e Serbisë.

 

Dhe, morëm mësim nga kjo? Për fat të keq jo.

 

Këto ditë, ca deputetë të tjerë shqiptar, në ish IRJM përgatiten të votojnë ndryshimet kushtetuese ku 446.245 (25%) shqiptar do të barazohen me 3.000 bullgarë, dhe do të vazhdojnë të trajtohen njësoj si 3.86% turq, 2.53% rom, 1,3% serbë dhe 0,87% boshnjakë.

 

Çfarë nuk është në rregull me ne!? 

Prokurori i ri i Specializuar, Alex Whiting:

“Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër”, tha prokurori.

Hashim Thaçi:

“Ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, apo politike”.

Gregory Kehoe, avokat mbrojtës i Hashim Thaçit:

“Hathim Thaci nuk ka pasur motiv që të kryejë krimet për të cilat akuzohet (krime lufte dhe krime kundër njerëzimit). UÇK-ja nuk kishte një strukturë funksionale komanduese dhe Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Disa krime kanë ndodhur dhe këtë nuk e mohon as Hashim Thaçi, por ato janë kryer nga individë të caktuar”

Avokatët e Hashim Thaçit theksuan se ai nuk kishte pasur fuqi komande në Ushtrinë Çlimitare të Kosovës gjatë periudhës që flet aktakuza.

Ata pretenduan pushteti gjatë luftës ishte në duart e komandantëve të zonës e jo te Shtabi i Përgjithshëm, ku bënte pjesë edhe Thaçi. Po ashtu u argumentua se UÇK-ja nuk kishte strukurë funksionale komanduese.

Lluka Mishetiç, tha se as Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova.

“Raporti vëren se ka të ngjarë se Thaçi nuk ka qenë i kënaqur nga këto krime dhe ‘është e besueshme që udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi së bashku me shumë prej komandantëve të lartë, mund të mos jenë të kënaqur me këto sulme dhe frikësim të vazhduar ndaj popullatës shqiptare të Kosovës’”, tha ai.

Afrim Fanda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>