Vuçiç: Pa lëshime ndaj Kosovës heqim dorë prej BE-së

LavrovGjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime ndaj Serbisë. Lavrov: Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë takimit në Beograd me kreun e diplomacisë ruse Sergej Lavrov, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kërkoi lëshime. Nëse është vetëm antarësia në BE oferta për njohjen e Kosovës, vendi im heq dorë prej saj, tha ai.

Serbia do të heqë dorë nga antarësimi në BE nëse nuk i bëhen lëshime në konfliktin me Kosovën. Nëse vendit tim për njohjen e Kosovës dhe pranimin në OKB nuk i ofrohet asgjë tjetër përpos antarësimit në BE, “atëherë përgjigja jonë do të jetë ‘jo’, tha presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiç të enjten (18.06) pas një takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në Beograd. Rregullimi i marrëdhënieve të ardhëshme mes Serbisë dhe Kosovës duhet të marrë edhe miratimin e Rusisë. Lavrov tha, se çfarëdo zgjidhje për çështjen e Kosovës duhet të miratohet nga Serbia si dhe nga Këshilli i Sigurimit. Në këtë instancë Rusia ka të drejtën e vetos.

Lavrov gjatë kësaj vizitë, që ishte e para jashtë Rusisë që pas shpërthimit të pandemisë, theksoi në Beograd, se Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës që mund të arrihet pas ftesës së i ngarkuari i presidentit të SHBA-së ka bërë pë rnjë takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Lavrov, nënvizoi gjithashtu, se Bahskimi Europian ka mandatin të negociojë në mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, duke lënë të kuptohet, se Moska nuk e mbështet takimin në fund të qershorit në Uashington. Rusia argumenton, se Bashkimi Europian, që ka mandatin nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të jetë mediator mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kryejë detyrën e vet duke e çuar përpara gjetjen e një zgjidhjeje në mënyrë të paanshme dhe efikase sikurse janë bërë marrëveshjet më parë”, tha Lavrov.
Një ditë më parë (17.06) i ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha në Prishtinë, se ai pret bashkëpunim me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, gjithcka që është arritur deri tash në këtë dialog është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë SHBA-BE.
Lajçak e vizitoi Kosovën vetëm një ditë pasi i ngarkuari nga presidenti i SHBA Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, bëri të ditur se më 27 qershor me një takim në Shtëpinë e Bardhë në Ushaington, Kosova dhe Serbia rinisin dialogun. Mirosllav Lajçak thotë, se ai do të bashkëpunojë në këtë proces me SHBA-në, ndërsa ende nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Uashington.
reuter/ap/bsh/vfb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>