Përveç udhëheqësve të Lista Sprska të cilët kanë shkuar në Rashkë për ta takuar Vuçiqin në takim po marrin pjesë edhe Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe Shefi u Ushtrisë së Serbisë, Ljubisa Dikoviq
Përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova tashmë kanë arritur në Rashkë, aty ku i thirri kryeministri serb, Aleksandar Vucic të takohen dhe ta flasin për Kosovë. Në këtë takim janë edhe Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjoviq dhe Shefi i Ushtrisë serbe, Ljubisa Dikoviq, transmeton Gazeta Express.
Ata kanë mbërritur rreth orës 16:30, derisa takimi është thënë se do të mbahet në ora 17:00. Është bërë e ditur se kryeministri serb do të flasë më ta për situatën dhe rezultatet e bisedimeve në Bruksel.
Në këtë takim, i cili u planifikua të fillojë në ora 17:00, të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës Srpska dhe përfaqësues të komunave në Veri të Kosovës. (zeri)