Vuçiq: Lista Srpska kundërshtarja kryesore e Albin Kurtit

VucicLëvizja Vetëvendosja këmbëngul, se Lista Srpska nuk mund të certifikohet për zgjedhjet në Kosovë pa një vendim të votuar në KQZ. BE bën thirrje për mospolitizim të certifikimit të listave zgjedhore.

Presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq e akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e Listës Srpska në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Sipas Vuçiq, Kurti e sheh Listën Serbe si “kundërshtaren thelbësore në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit”.

Vuçiq: Lista Serbe do të vështirësojë pozitën e Kurtit

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, presidenti Vuçiq tha se bashkësia ndërkombëtare deri më tash ka reaguar në mënyrë korrekte lidhur me këtë qasje. Lëvizja Vetëvendosja nisi ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i PZAP-së, për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet. “Kurti ka vetëm një kundërshtar thelbësor, ajo është Lista Serbe. Dhe tani të gjitha teoritë e konspiracionit dhe ata që thanë se po e bëjnë me marrëveshje kanë rënë në ujë. Gjithçka bëri Kurti, e bëri për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb”, tha presidenti serb, duke shtuar, se “populli serb në Kosovë e di këtë dhe besoj se Lista Serbe, duke marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, mund të luftojë për nëntë apo të dhjetë mandatet e serbëve, gjë që do ta vështirësojë dukshëm pozitën e Kurtit në periudhën e ardhshme”.

AlbinVetëvendosja: Sulm ndaj rendit ligjor

Lëvizja Vetëvendosja që udhëhiqet nga Albin Kurti në ankesën e saj për Listën Srpska, thotë se “nxjerrja e vendimit në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për certifikimin e Srpska, por pa miratim të këtij komisioni është sulm ndaj rendit ligjor për shkak të Listës Serbe”. “Secili vendim i KQZ-së duhet t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e tij. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thuhet në ankesën e Vetëvendosjes.

Përfaqësues të kësaj partie vazhdojnë të këmbëngulin, se Lista Srpska,  që ka mbështetjen e Beogradit, “është angazhuar në akte terroriste në Kosovë”. Këtë e tha ditë më parë  përmes kabinetit të saj edhe Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani e cila vlerëson se “Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues”. Prandaj sipas Presidentes ajo beson se “KQZ-ja duhet të vendosë në mënyrë të pavarur”. “Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, citohet presidentja Osmani.

BE: Politizimi i certifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa

Autoritetet ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për qasjen ndaj moscertifikimit të Listës Serbe, ndërsa Bashkimi Evropian tha se “politizimi i certifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa për Kosovën”. Bashkimi Evropian bëri thirrje që listat zgjedhore në Kosovë të certifikohen sipas kritereve ligjore dhe që të gjithë kandidatët të kenë mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të drejta.

“Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallëruar, mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike e jo procedurave ligjore do të shënonte një kthim serioz prapa”, thuhet në reagimin e BE-së.

Njohës të çështjeve zgjedhore thonë se moscertifikimi i Srpska-as në mbledhjen e parë të KQZ-së është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovë NDI, rrjet i organizata joqeveritare që monitoron vazhdimisht proceset zgjedhore, tha se, “zhvillimi demokratik i një vendi nuk matet me numrin e votave që fiton, por me respektimin e lirive dhe funksionimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetet pakicë”.

“Vendimi i Gjykatës Supreme tregon edhe një herë se shoqëria kosovare, pavarësisht veprimeve e politikave ditore, tensioneve politike, ka arritur të ndërtojë disa standarde që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë. Integriteti zgjedhor dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë standardet bazë të një vendi demokratik”, u shpreh Kryeziu.

Lista Srpska është partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Në vitin 2022 të gjithë pjesëtarët e kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në të gjithë territorin e vendit. Tani Lista Srpska ka deklaruar se do të marr pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit që përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar 27 subjekte politike, prej të cilave: 19 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Pesë nga subjektet politike të certifikuara janë nga radhët e komunitetit serb të Kosovës. Të shtunën e kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën prej më shumë se dy milionë votuesve, ndërsa pritet të hidhet shorti për renditjen e partive politike në fletëvotime.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>