Kryteari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi thotë se vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për çertifikimin e Listës Serbe. Por VV ankohet prapë.
Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, është ankuar zyrtarisht ndaj vendimit për çertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pohon se e ka për obligim të zbatojë vendimin e PZAP për çertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje. Ky vendim u mbështet edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Por Lëvizja Vetëvendosje tha se, “Komisioni Qendror Zgjedhor në mënyrë të pashembullt dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, ia ka mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje”.
“Nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së, por pa miratim të KQZ-së, është sulmi i radhës ndaj rendit tonë ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e KQZ-së. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është çertifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. Përfaqësues të kësaj partie vazhdojnë të këmbëngulin se “Lista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit është angazhuar në akte terroriste në Kosovë”. Këtë e tha ditë më parë përmes kabinetit të saj edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila vlerëson se “Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues”. Presidentja beson se “KQZ-ja duhet të vendosë në mënyrë të pavarur”.
KQZ duhet të vendosë
“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, thotë presidentja Osmani. Lista Serbe mosçertfikimin 10 ditë më parë nga KQZ, e pati konsideruar si të kundërligjshëm dhe pati akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përfshirje në marrjen e këtij vendimi. Autoritet ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për mosçertifikim të Listës erbe, ndërsa Bashkimi Evropian tha se “politizimi i çertifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa për Kosovën”. BE bëri thirrje që listat zgjedhore në Kosovë të çertifikohen sipas kritereve ligjore dhe që të gjithë kandidatët të kenë mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje të lira dhe të drejta.
Njohës të çështjeve politike thonë se mosçertifikimi i Listës Serbe në mbledhjen e parë të KQZ-së është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovë NDI, rrjet i organizatave joqeveritare që monitoron vazhdimisht proceset zgjedhore, tha se “zhvillimi demokratik i një vendi nuk matet me numrin e votave që fiton, por me respektimin e lirive dhe funksionimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe komunitetet pakicë”.
Dëshmia e pavarësisë
“Vendimi i Gjykatës Supreme tregon edhe një herë se shoqëria kosovare, pavarësisht veprimeve e politikave ditore, tensioneve politike, ka arritur të ndërtojë disa standarde që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë. Integriteti zgjedhor dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë standardet bazë të një vendi demokratik”, shkroi Kryeziu në profilin e tij.
Lista Serbe e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka dhënë dorëheqje në mënyr kolektive nga institucionet e Kosovës pa më shumë se dy vitesh. Ajo kundërshton shtrirjen e pushtetit të autorteteve të Kosovës në të gjithë vendin. Lista Srpska ka kumtuar tani se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
dw