“Z. Ramadani në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”

qeveriaMPJD: Gjykata në Shkup ka vendosur mos ekstradimin e Ramadanit 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mos ekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani.

“Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka njoftuar MPJD.

Ramadani ishte ndaluar më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, si ish-pjesëtar i UÇK-së në bazë të një fletë arresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Autoritetet serbe kishin kërkuar nga autoritetet në Shkup që ai të ekstradohej në Serbi.

Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrar dhe të padrejtë arrestimin e Ramadanit dhe të të kosovarë tjerë në Serbi dhe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre.

rtk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>