Deri më tani janë konfirmuar 13 persona që kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, si pasojë e rrokullisjes së autobusit të kompanisë ‘Durmo Turs’ me targa të Gostivarit i cili e ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës dhe më pas ka dalë edhe nga rruga dhe është rrokullisur.
Lajmin për viktimat e ka bërë të ditur minstri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.
Të plagosurit janë dërguar në qendrën emergjente në Shkup dhe sipas zyrtarëve mjekësorë disa prej tyre janë në rrezik për jetë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta dhe sipas informatave të para, vozitësi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrokullisur në një hendek përgjatë autostradës.