29 raste të reja me covid-19 dhe 6 persona janë shëruar

FilipceMinistria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 29 raste të reja të personave të infektuar me covid-19 , prej 349 testeve të realizuara edhe atë:

9 të infektuar janë regjistruar në Shkup,  6 në Prilep, 5 në Tetovë,  2 në Strugë,  2 në Manastir, 2 në Ohër, 2 në Veles dhe 1 në Kumanovë.

Ndërkohë, sa i përket të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 6 persona që kanë fituar betejën me COVID-19.

Prej rastit të parë me covid-19 prej datës 26.02.2020 pasqyra e  përgjithshme në lidhje me COVID-19 është siç vijon:  janë bërë 20,088 teste (që nuk nënkupton, se janë testuar 20,088 persona). janë konstatuar 1723 të infektuar, prej tyre 1235 janë shëruar, 95 persona kanë vdekur dhe 393 janë pacientë aktiv me covid-19.

Përndryshe mbetet në fuqi ora policore gjegjësisht kufizimi i lëvizjes për të gjitha kategoritë e moshës, çdo ditë, nga e hëna deri të dielën, prej në orën 19:00  deri në orën 05:00 të mëngjesit. Qytetarët mbi moshën 67 vjeç mund të lëvizin çdo ditë nga ora 05:00 – 12:00 dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç  mund të lëvizin nga ora 13:00 – 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>