36 raste të reja me covid-19, prej tyre 12 raste në Tetovë

lejohet levizjaMinistria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë  411 teste dhe janë regjistruar 36 raste të reja të personave të infektuar me covid-19 .

12 të infektuar janë regjistruar në Tetovë, 7 në Shkup,  4 në Kumanovë, 4 në Prilep, 6 në Veles, 1 në Gostivar, 1 në Pehçevë dhe 1 në Berovë.

Gjithashtu, është regjistruar edhe një viktimë. Një pacient i moshës 58 vjeçare nga qyteti i Velesit ka ndërruar jetë në spitalin e Shkupit.

Sipas këtyre të dhënave numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me covid 19, arriti në 1622, 1112 pacientë janë shëruar, 91 kanë vdekur, ndërsa momentalisht nukri i pacientëve aktiv është 419.

Në Tetovë, gjatë 24 orëve të shkuara janë regjistruar 12 raste të reja, që do të thotë, se ka një rritje të numrit të personave të infektuar me Covid 19, kësaj padyshim i kontribon edhe mbështetja dhe propagandimi i teorive të ndryshme të konspiracionit, neglizhimi dhe mosrespektimi i masave mbrojtëse si dhe indiferenca dhe mosreagimi i organeve përgjegjëse veçanërisht të policisë. Mbetet të shihet se si do jenë pasojat në javët në vijim.

Përndryshe sot dhe nesër gjegjësisht të shtunën dhe të dielën qytetarët mund të lëvizin prej orës 05:00 deri 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>