38 për qind e qytetarëve janë të gatshëm për luftë në Maqedoni

WIN-GALLUP_International38 për qind e qytetarëve të Maqedonisë theksojnë se janë të gatshëm të luftojnë nëse vendi i tyre përfshihet në luftë.Hulumtimi është realizuar në 64 vende nga ana e WIN/Gallup International, me gjithsej 62.394 të anketuar, mes të cilëve edhe qytetarët e Maqedonisë, të cilët janë anketuar në nëntor të vitit 2014 nga agjencia hulumtuese BRIMA, anëtare e WIN-GALLUP International dhe pjesë e TNS.

Hulumtimi tregon se ka diferenca në gatishmërinë e qytetarëve për mbrojtjen e vendit të tyre në rajonin tonë.

Kështu, Bullgaria është në nivelin më të ulët me 25 për qind, Maqedonia me 38, Serbia me 46, Greqia me 54 për qind, Bosnja e Hercegovina me 55 dhe si më të gatshëm për mbrojtjen e vendit të tyre janë qytetarët e Kosovës me 58 për qind.

Sipas rezultateve nga hulumtimi i bërë në terren gjatë muajve shtator-dhjetor të vitit 2014, në çdo vend, janë anketuar 1000 burra dhe gra ballë për ballë, është vërejtur dallimi i dukshëm në raport me qëndrimet e qytetarëve në vendet e Evropës Lindore dhe nga Evropa Perëndimore.

Dy herë më shumë të anketuarit nga Evropa Lindore respektivisht 54 për qind janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre në krahasim me ata nga Evropa Perëndimore, të cilët janë 25 për qind. Megjithatë, më i theksuar është dallimi tek vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika Veriore, të cilët në 83 për qind tregojnë gatishmëri për luftën për atdheun e tyre.

Në nivel global, 52 për qind e grave të anketuara në këtë hulumtim janë të gatshëm të kyçen në mbrojtjen e vendit në rast lufte, në krahasim me 67 për qind të burrave. Në Maqedoni gatishmëri të këtillë kanë treguar 33 për qind e grave dhe 43 për qind e burrave.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>