5.101 vëzhgues të akredituar për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni

osbe-odihrPër rrethin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen më 29 tetor Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendor dhe të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj. KSHZ për rrethin e dytë të zgjedhjeve ka akredituar numër shtesë të vëzhguesve dhe gazetarëve.

Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST – 2.917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” – Shtip 1.829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvilim gjashtë vëzhgues.

Nga vendet e jashtme, numër më të madh vëzhgues ka Misioni i OSBE/ODIHR 289, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 35, Delegacioni i BE-së 23, Qendra Studimore Ndërkombëtare për Zgjedhje (IESC) 18.

Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe ambasadat e Shqipërisë, Rusisë, Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Holandës, Italisë, Sllovakisë në Maqedoni. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi, komisionet qendrore zgjedhore të Kosovës dhe Bullgarisë dhe Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) – Zyra në Republikën e Maqedonisë.

Në KSHZ janë akredituar edhe 315 përkthyes.

Për rrethin e dytë zgjedhor janë akredituar edhe njëzet gazetarë dhe atë nga Al Xhezira Ballkan, Zëri i Amerikës, Agjencia për lajme Kosova Press, Agjencia informative ruse TASS, televizioni shtetëror hungarez, Zëri i Amerikës, Asoshieted Pres dhe TV Koha vizion – Prishtinë.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor ishin akredituar 5.011 vendor dhe 373 vëzhgues të huaj si dhe gjashtë gazetarë të huaj./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>