56 këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm e këshillojnë kryeministrin Zaev

ZaevTrembëdhjetë këshilltarë të posaçëm, dhjetë këshilltarë dhe 33 bashkëpunëtorë të jashtëm ka angazhuar kryeministrin Zoran Zaev në zyrën e tij. Kjo është përgjigje nga Qeveria që mori Radio Evropa e Lirë për pyetjet se sa këshilltarë dhe këshilltare të jashtëm ka angazhuar kryeministri Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për bashkëpunëtorët më të shumtë të jashtëm, për të cilët siç shkruajnë nga qeveria “nuk parashikohet publikim i konkursit për shkak se ajo nuk ta bëjë me punësimin, por angazhim për një kohë të caktuar”.

Në listën që i kanë dërguar pavarësisht emrit të fundit të Xhezair Shaqirit si bashkëpunëtor në fushën e sigurisë së brendshme dhe luftimin e radikalizmit, janë edhe emrat e ish-ministrit në disa qeveri Fatmir Besimit, i cili është bashkëpunëtor i Çështjeve Ekonomike dhe koordinimit të rritjes ekonomike, pastaj Dragisha Miletiç i cili është një bashkëpunëtor për marrëdhënie ndëretnike dhe bashkëpunimi mes komuniteteve, Mile Zeçeviq, i cili është një bashkëpunëtorë i jashtëm për shërbime advokative, Miroslav Grçev, konsulent i jashtëm për hapësirat dhe planet urbanistike dhe ndërtimore. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>