“ONE Promo Plus M” me parapagim mujor 599 den përfshinë biseda dhe SMS porosi të pakufizuara duke përfshirë këtu edhe 5 GB internet. Nga ana tjetër operatori celular T-Mobile për paketën “Play Start” me parapagim 599 den përfshin vetëm 500 MB internet dhe biseda të pakufizuaraMe qenë se konkurrenca e përcakton edhe çmimin në tregun e telefonisë celulare, qytetarët e kanë mirëpritur çdo operator të ri në ketë treg. Së fundmi bashkimi i dy operatorëve VIP dhe ONE është paralajmërim i një konkurrence më të fortë përballë operatorit të parë celularë në Maqedoni, T-Mobile.
Pas bashkimit mes operatorëve të VIP dhe ONE operatori ri ONE.VIP do të mbulojë 53% të tregut të telefonisë celulare. Dhe, që në fillim janë të dukshme uljet e çmimeve celulare kundrejt, operatorit më të madh deri më tani, T-Mobile.
Me postpejd pakot e reja promocionale ONE Promo ke mundësi të zgjedhësh model tarifor me zbritje për telefon të ri- “ONE Promo Plus” ose model tarifor me parapagim më të ulët tarifor, pa zbritje për telefon- ONE Promo.
“ONE Promo Plus” përfshinë: biseda të pakufizuara drejt të gjitha rrjeteve kombëtare, SMS porosi të pakufizuara drejt të gjitha rrjeteve kombëtare, deri në 15GB internet celular çdo muaj, zbritje për telefon me cka do të fitosh smartfon të shkëlqyer për 0 denarë dhe zbritje shtesë për telefon të ri celular, për përdoruesit postpejd që do të transferojnë numrin e tyre ekzistues nga rrjete tjera në rrjetin ONE.
“ONE Promo Plus M” me parapagim mujor 599 den përfshinë biseda dhe SMS porosi të pakufizuara duke përfshirë këtu edhe 5 GB internet. “ONE Promo Plus L” me parapagim 699 den përfshinë internet deri më 10 GB. Ndërkaq, paketi PLUS XL për 999 den përfshinë internet deri më 15 GB.
Nga ana tjetër operatori celular T-Mobile për paketën “Play Start” me parapagim 599 den përfshin vetëm 500 MB internet dhe biseda të pakufizuara, por asnjë SMS falas. Paketi “Play Comfort” me 799 den ofron biseda të pakufizuara në rrjetin kombëtar dhe internet deri më 6 GB. Ndërsa, paketi “Play Extra” me 1 119 den parapagim mujor dhe biseda të pakufizuara ofron vetëm 10 GB internet.
“Lajm” të martën nuk ka arritur të kontaktojë përfaqësuesit e “T-Mobile” për t’i pyetur lidhur me çmimet e tyre jashtëzakonisht të larta, në krahasim me konkurrencën. Edhe pse sipas mendimit tonë, kjo kompani nuk shquhet shumë për transparencë, “Lajm” edhe ditëve në vijim do të insistojë të kontaktojë personat përgjegjës për të marrë qëndrim prej tyre, që lexuesit tanë që janë parapagues të “T-Mobile” të kenë të qartë se pse paguajnë shërbime më të shtrenjta në krahasim me operatorët tjerë.
Ndryshe “T Mobile” dhe “Telekom Maqedoni” ka qenë të përfshirë në një aferë të madhe, kur prokuroria amerikane hapi një rast ku të dyshuar ishin tre ish drejtorë të Magjar Telekom-it.
Por, ajo që e bëri të ketë kaq jehonë ky lajm i cili mbase përbën aferën korruptive më të madhe gjatë këtyre viteve të fundit në Maqedoni ishte se “ish drejtorët të Magjar Telekom-it, Tamash Marvai, Elek Straub dhe Andrash Balog kanë dhënë shuma të mëdha parash si ryshfet për dy partitë që përbënin koalicionin qeverisës në vitin 2005, LSDM dhe BDI. Pushtetarët e vendit, nga të cilët njëri ka qenë maqedonas e tjetri shqiptar…”, si dhe “përveç ish-drejtorëve të “Magjar Telekomit” dhe “Dojçe Telekomit”, në seancat gjyqësore si të akuzuar pritet të paraqiten edhe dy funksionarët e vendit, të cilët në dokumentet hetimore janë koduar si “Funksionari 1″ (maqedonas) dhe “Funksionari 2″ (shqiptar).” (lajm)